Dy të vdekur nga COVID-19 të mërkurën në Kosovë

E publikuar: 03/08/2022 12:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se të mërkurën janë regjistruar dy të vdekur nga COVID-19 në Kosovë.IKSHKP-ja përmes një komunikate në Facebook ka bërë apel te qytetarët për bartje të maskës në ambiente të mbyllura si dhe vaksinim sa më të madh.“Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni!

Kosova po vazhdon të shënojë shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim. Fatkeqësisht sot janë raportuar dy raste të vdekjes nga kjo sëmundje”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e IKSHPK-së.