Dy të vdekur në një aksident trafiku në Malishevë

E publikuar: 31/03/2022 13:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur mes dy veturave në Drenoc të Malishevës.Lajmin për Express e ka konfirmuar Lumni Graishta, drejtor i Policisë për Rajonin e Gjakovës.“Kemi dy t’vdekur. Aksident në mes të dy veturave.

Ngasësit e të dyja veturave kanë vdekur si pasojë e aksidentit”, tha Graishta për Express.Tutja ai tha se Njësitet e stacionit policor Malishevë, trafikut rajonal dhe prokurori janë në vendngjarje.Teksa shtoi se detaje të tjera nuk kanë për momentin.