Dy të vdekur dhe 42 raste të reja me COVID-19

E publikuar: 01/10/2021 15:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se që prej dje janë regjistruar dy raste të vdekjes dhe janë konfirmuar 42 raste të reja me COVID-19.

Konfirmimi i këtyre rasteve ka ardhur pas testimit të mbi 3 mijë e 400 mostrave.

Aktualisht, janë rreth 2 mijë e 500 raste aktive në gjithë vendin.

“Nga 3.472 testime, 42 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 409 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154.600 Në total numri i rasteve aktive është 2.559”, ka njoftuar MSh’ja.