Dy të arrestuar pasi e futën me forcë në veturë një grua dhe e sulmuan seksualisht

E publikuar: 30/08/2022 15:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy persona janë arrestuar pasi dyshohen se të shtunën në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë e kanë futur me forcë në veturën e tyre një grua dhe e kanë sulmuar seksualisht.

Në njoftimin e policisë thuhet se të arrestuarit janë A.G. 33 vjeçar dhe B.G. 36 vjeçar.

“Pas arrestimit me rekomandimin e prokurorit të shtetit, ndaj dy personave u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për t’u proceduar më tej pas kompletimit të veprimeve të nevojshme”, thuhet ne njoftim.