Dy shqiptarë shpallen heronjë në New York, plagosen rëndë për të shpëtuar 61-vjeçaren

E publikuar: 30/03/2022 22:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një shqiptar nga Mali i Zi është shpallur “Hero në një titull nderi” për akte të veçanta sublime në qytet.

Qazim Suljoviç dhe i biri i tij shpëtuan nga grabitja një grua 61-vjeçare nga një sulm me thikë, pranë vendit të tyre të punës.

Louie Suljoviç, një veteran i ushtrisë amerikane 38-vjeçar, ishte duke punuar pas banakut të picerisë së tij “Elmhurst, Louie’s”, kur ai dhe babai i tij panë të moshuarën duke u grabitur nga dy burra të shtunën mbrëma.

Sipas “New York Post” që të dy ndodhen në spital.

“Qazimi është në një situatë të rëndë, ndërsa djali i tij Louie po përmirësohet, ai është i shtruar në spital dhe besoj se do të bëhet më mirë”, tha kushërira e Qazimit, Remzija.

Viktima e moshuar u tha policëve se të dyshuarit i ishin afruar asaj nga pas, e shtynë dhe ia hoqën çantën nga krahu duke e kërcënuar me thikë.

Oficerët arritën të arrestonin dy të dyshuarit kur mbërritën mbas 10-15 minutave rreth orës 21:00, ndërsa policët e tjerë dhe autoambalancat u morën me ndihmën e shpejt të dy viktimave.

Babai dhe djali po trajtohen në spitalin Elmhurst – i njëjti objekt ku piceria e tyre dhuroi ushqime për stafin dhe punonjësit, gjatë mbylljes së qytetit gjatë luftës së pandemisë COVID-19, dy vjet më parë (2020).

Sipas të afërmve të tyre, Louie Suljoviç është duke u përmirësuar dhe Qazim Suljoviç është në gjendje të rëndë.

“Ai dhe babai i tij janë ndër më të mirat që ka për të treguar Nju Jorku. I falënderojmë për guximin e tyre dhe i urojmë shërim të shpejtë”, shkroi në Twitter policia e Komisariatit 110 në lagjen e New Yorku ku ndodhi ngjaraja.

Një GoFundMe e organizuar nga njujorkezët e krijuar për të ndihmuar dy viktimat me shpenzimet e tyre mjekësore, kishte mbledhur deri tani më shumë se 48,000 dollarë që nga e marta kur ndodhi ngjarja.

Piceria do tē qëndrojë mbyllur derisa Suljoviç dhe babai i tij shërohen, thuhet në faqen e mbledhjes së fondeve GoFundMe.

Whack u akuzua në Gjykatën Penale të Queens të hënën, por nuk postoi obligacionin e tij prej 250,000 dollarësh në para, tregojnë të dhënat. Gooding u vendos të hetohet në liri.