Dy Rrugë të Prishtinës Bllokohen për Dy Muaj

E publikuar: 16/03/2018 20:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rrugët “Fehmi Agani” dhe “Hajdar Dushi” në komunën e Prishtinës nga dita e hënë do të jenë të bllokuara për qarkullim.

Sipas njoftimit të komunës së Prishtinës të hënën do të filloj realizimi i kontratës për ndërtimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik, si dhe ndërtimi i sistemit të ujësjellësit në rrugën Fehmi Agani.

Në njoftimin e komunës thuhet se këto dy rrugë do të jenë të bllokuara deri në kryerjen e punimeve, që sipas komunës pritet të zgjasin rreth 60 ditë./kallxo.com/