Dy raste dhune ndaj grave

E publikuar: 15/09/2017 10:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Fushë Kosovë një person ka rrahur gruan e tij.

Policia raporton, se Viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa bashkëshorti i është arrestuar, transmeton infosot.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Edhe në Podujevë është arrestuar një person për dhunë ndaj bashkëshortës.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje i dyshuari.