Dy gra nga Prishtina, zëvendësministre në qeverinë Rama

E publikuar: 07/10/2017 14:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mediat në Shqipëri kanë njoftuar se Valbona Shujaku është emëruar zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës në Shqipëri në qeverinë e re të Edi Ramës, ndërkohë që në qeverinë e këtij të fundit po gjen vend edhe analistja, Besa Shahini.

Valbona Shujaku nuk ka mundur ta konfirmojë plotësisht ende lajmin, madje ka thënë se akoma është në pritje.

“Nesër në orën 17:00 do ta marrë vesh edhe vet”, ka thënë shkurt Shujaku.

Konfirmim nuk ka dhënë akoma as Shahini, mirëpo duket se ky është një premtim që po e mban Rama.

Ndryshe, më herët ishin diskutuar disa emra të kosovarëve për ministra në Qeverinë e Ramës, mirëpo kjo gjë nuk kishte ndodhur.