Dy ditë pas arrestimit të shtetasit të Kosovës në Stamboll, kryediplomati turk Hakan Fidan vjen në Prishtinë

E publikuar: 05/09/2024 22:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hakan Fidan, Ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë do të qëndrojë për vizitë nesër, në Kosovë.

Sipas njoftimit të MPJ-së turke, “gjatë takimeve do të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare”

Në njoftim nuk bëhet e ditur se cilët zyrtarë do të jenë nikoqirë të kryediplomatit turk.

“Ministri Fidan do të vizitojë Prizrenin dhe Mamushën dhe do të takohet me komunitetin turk dhe përfaqësuesit e tij”.

Po ashtu bëhet e ditur Ministri Fidan do të vizitojë edhe shtabin e KFOR-it.

Ky takim ndodhë në një kohë kur autoritetet turke kanë arrestuar.

një shtetas të Kosovës, për të cilin shërbimi sekret turk tha se është pjesëtar i shërbimit izraelit të inteligjencës Mosad.