Dy arsimtaret dhe nxënësit e helmuar lirohen nga Spitali i Mitrovicës (VIDEO)

E publikuar: 20/05/2022 20:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy arsimtare dhe 11 nxënës që dyshohet se ishin helmuar në një restorant në Mitrovicë janë liruar nga spitali për në shtëpi.

Drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës, Luljeta Zhubi, për Klan Kosova tha se gjendja e tyre nuk ishte alarmante dhe ishte jashtë rrezikut për jetë.

“Kanë qenë 56 nxënës që kanë drekuar në një restorant në Mitrovicë dhe rreth dy orë pas drekës kanë filluar të kenë simptoma helmimi. 11 nxënës dhe dy arsimtare kanë marrë trajtim në spital dhe të njëjtit janë liruar për në shtëpi”.

Zhubi, mes tjerash, bëri të ditur se Instituti Kombëtar i Shëndësisë Publike ka marrë mostrat për testim.

Nxënësit nga fshati Besi i Prishtinës ishin nisur për vizitë në Trepçë.