“Duhet të hani më shumë makarona”, mesazhi i Bonuccit për lojtarët e Anglisë

E publikuar: 12/07/2021 12:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Leonardo Bonucci nuk këndoi vetëm këngën “Po vjen në Romë”, por dha edhe një tjetër mesazh lojtarëve të Anglisë pas fitores së Italisë në Euro 2020.

Bonucci shënoi golin e barazimit në finalen e Kampionatit Evropian dhe u emërua si “Lojtari i ndeshjes” në stadiumin “Wembley” të dielën në mbrëmje.

34-vjeçari nuk u përmbajt pasi Donnarumma ndali penalltinë e gjuajtur nga Bukayo Saka që edhe ia siguroi titullin e kampionit të Evropës Italisë, përcjellë KosovaPress.

Ai shpërtheu duke festuar me gjithë fuqinë e tij së bashku me Giorgio Chiellinin para ceremonisë së ndarjes së çmimeve, duke ecur drejt tribunave të mbushura nga tifozët e Italisë.

“Duhet të hani më shumë makarona, hani më shumë makarona”, bërtiste Bonucci.

“Hani edhe disa makarona”, është një shprehje italiane që do të thotë “të fitoni më shumë përvojë” dhe shpesh përdoret në sport dhe futboll.