Duda Balje thotë se do të votojë pro tërheqjes së Trustit

E publikuar: 23/06/2022 12:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Duda Balje, deputete e Kuvendit të Kosovës, ka treguar të enjten që do ta votojë Projektligjin për tërheqjen e një pjese të kursimeve në Trust.Qëndrimi i Baljes është i ndryshëm nga subjekti politik me të cilin deputetja nga komuniteti boshnjak ka koalicion; Lëvizja Vetëvendosje.

Partia që drejtohet nga Albin Kurti e konsideron si gabim tërheqjen e Trustit, duke pretenduar që ka pasoja afatgjate.Por deputetja Duda Balje ka thënë se e kupton tërheqjen e Trustit.“Unë jam PËR trustin, sepse e kuptoj”, ka shkruar ajo në Facebook.

Projektligji për Trustin është propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe po mbështetet edhe nga partitë e tjera opozitare.