“Duan ta rrëmbejnë Vidovdanin”, Stefanoviq: Faleminderit Grenellit për leksionin që i dha Prishtinës

E publikuar: 30/06/2021 10:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë Nebojsha Stefanoviq falënderoi ish të dërguarin special të SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell për urimet që ai u dërgoi serbëve me rastin e festimit të Vidovdanit dhe për “leksionin që i dha Prishtinës në festën më të madhe serbe”.

“Të mësuar të jetojnë nga gënjeshtrat dhe në falsifikime, Vlora Çitaku dhe Begjet Pacolli po përpiqen të vjedhin edhe Vidovdanin! Është mirë që vetëm Serbia tash të mos i kap duke vjedhur,” deklaroi Stefanoviq në Twitter.

Grenell uroi serbët për festën e Vidovdanit, ku deklaroi se po përkujtohen “martirët e shenjtë serbë”.

“Sot ne ndërrojmë heronjtë e Vidovdanit. Në këtë ditë më 1389, beteja kundër Otomanëve në Kosovë filloi. Sot është një ditë përkujtimi për Shën Princ Lazarin dhe martirët e shenjtë serbë”, transmeton Klankosova.tv.

Kjo dekalaratë e tij nxiti reagime të shumta.