Driton Kuka: Distria është krenaria e Kombit

E publikuar: 24/07/2021 13:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i mirënjohur kosovar, Driton Kuka është shprehur tejet i gëzuar me fitoren medaljes së dytë të artë në Lojërat Olimpike.

Distria Krasniqi hyri në histori të Kombit duke arritur ta fitojë medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Krasniqi mposhti japonezen, Funa Tonaki në finale të kategorisë -48 kg.

Pas triumfit të Distrisë, ishte trajneri kosovar, Driton Kuka që përmes profilit të tij në Facebook, ka përçuar një mesazh për të gjithë popullin e Kosovës.

“Kampione Olimpike! Disi je krenaria e Kombit! Xhudo për popullin shqiptar kudo anë e mbanë botës”, shkroi Kuka.