
Ish-kandidati i pavarur për kryetar të Drenasit, Xhavit Drenori, u është drejtuar dy kandidatëve për kreun e këtij qyteti, duke iu përkujtuar se çfarë pune i pret.
Drenori, i është drejtuar kandidatit të PDK’së, Ramiz Lladrovcit dhe atij të Nismës, Isa Xhemajlaj, duke shprehur brengën e tij për pronat e uzurpuara në komunën e Drenasit, shkruan Express.
Ai ka përmendur tri banesa, pronë e komunës, për të cilat kuvendi komunal ka marrë vendim për shfrytëzim të përhershëm. Drenori ka thënë se uzurpimi i pronave komunale nga njerëzit e politikës po e dëmton buxhetin e Drenasit, dhe ka porositur Lladrovcin dhe Xhemajlajn që të “përvjelin mëngët” sepse sipas tij, më 2017 do të jetë “shumë nxehtë”.
Statusi i plotë i Xhavit Drenorit:
Ramiz o vlla, ose
Isë o vlla (cili do që fitoni me 18.12.2016).
Shumë punë ju pret burra.
Sot Drejtori i drejtorisë komunale të urbanizmit e pranoj me këtë dokument që megjithatë ka prona të uzurpuara komunale dhe të tillat (meqë në to ka familjar ose klientë të politikës) po keqpërdorën që sa vite.
Ramiz o vlla, Isë o vlla,
vetëm për tri banesa, pronë komunale ka vendim të kuvendit komunal për shfrytëzim të përhershëm.
Paramendoni sa dëm i është bërë buxhetit të komunës sonë me uzurpim të tyre nga njerëz të politikës (minimumi 100 mijë euro).
Burra, cili do qe fitoni, përvilni mëngët se shumë nxehtë është 2017-ta.
Nësë i ktheni këto prona nën menaxhim të komunës, cili do që fitoni, me keni argat pa kompensim (nga pozita e asamblistit), nese jo, “ymrin ka me jav nxi” me to.
Shoqatat e dala të luftës i kan tri banesa pa vendim, njëra nga to është ri shitë absolutisht jashtligjshem.
Po pres deri në mbledhjen tjetër të kuvendit komunal, e nese nuk marr përgjigjie në pyetjet e mija nga drejtori në fjalë, të gjitha faktet e këtij krimi të organizuar do përfundojnë në prokurori. (Besoj që u lehtesoj punë).
Ma bani hallal burra nesë ua prisha terezinë!
PS.: Foto e parë pasqyron mbledhjen e sotme të kuvendit komunal në sallën e re!
