Drenas: Fotografimi i votës përplas monitoruesin me vëzhguesin

E publikuar: 04/12/2016 13:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Procesi zgjedhor për kryetar të Drenasit, që po kalon kryesisht i qetë, është atakuar nga një incident mes një monitoruesi të KKZ-së dhe një vëzhguesi.

Klan Kosova mëson se monitoruesi ka insistuar që një votues të mos e fotografojë votën, për dallim nga vëzhguesi që ka kërkuar që kjo të ndodhë. Pas kësaj ka nisur zënka.

Por ky nuk është problemi i vetëm, pasi monitoruesit kanë raportuar edhe të tjera, si vonesa për shkak të materialit dhe vonesa të vëzhguesve.