Drejtoria e Krimeve Ekonomike të Policisë zhvillon aksion madhor në Prishtinë

E publikuar: 20/10/2021 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion policor në rajonin e Prishtinës. Aksioni po realizohet nga Drejtoria për hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Por, Krasniqi nuk ka dhënë detaje se a ka arrestime gjatë aksioni, pasi tha se aksioni është ende duke u zhvilluar.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, janë duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës. Pas përfundimit të operacionit policor do të njoftoheni për informacione shtesë”, ka thënë Bajrami.

Gazeta Express do t’ju mbajë të informuar lidhur me këtë rast. Detjae të reja do të publikohen në momentin që përfundon operacioni policor.