Drejtori i kombinatit Trepça, Ahmet Tmava, shantazhon: Na siguro vota për PDK-në, do të punësoj në kombinat

E publikuar: 22/10/2017 11:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i kombinatit Trepça, ish kryetar i PDK-së në Mitrovicë, Ahmet Tmava, për të përfituar sa më shumë vota nga qytetarët e Mitrovicës, ka bërë marrëveshje për manipulime me aktivistët e PDK-së. Marrëveshja ka të bëjë me shkëmbim të votave për punësim pas zgjedhjeve, mëson agjencia e pavarur e lajmeve, MekuliPress.

“Do të ketë shkëmbime interesash në mes të drejtorit të Trepçës, z. Amet Tmava dhe z. Ardian R. Prekazit”, thotë për MekuliPress burimi ynë.
“Ky i fundit duhet t’i siguroj sa më shumë vota për kandidatët e nominuar për asmbleistë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e si shpërblim drejtori i Trepcës ka premtuar se pas zgjedhjeve do ta punësoj Ardian R. Prekazin në kombinatin Trepça”, thotë burimi i lajmit nga Mitrovica për MekuliPress.