Drejtori i RTV Dukagjini: Presim nga partitë të tërhiqen nga sulmet ndaj mediumit

E publikuar: 21/01/2021 17:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i RTV Dukagjini, Ermal Panduri ka reaguar pasi PDK’ja ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin ndaj këtij mediumi derisa LDK ka deklaruar se do ta shqyrtojnë të njëjtën gjë pasi sipas tyre ky televizon është shndërruar në mjet propagandues në mbështetje të Lëvizjes Vetëvendosje.

Panduri ka thënë se pret që subjektet politike që po e atakojnë RTV Dukagjinin të tërhiqen dhe të kërkojnë falje.
“Bazuar në Rregulloren e KPM-së, mediat janë të obliguara të bëjnë të ditur se kush është: Porositësi, Kryerësi, Numri i Respodentëve dhe Margjina e Gabimit. Ne presim që subjektet politike që po e atakojnë RTV Dukagjinin të tërhiqen nga kjo gjuhë dhe të kërkojnë falje.Debatet politike gjatë gjithë kohës në RTV Dukagjini kanë qenë të balancuara politikisht dhe do të vazhdojnë të jenë të tilla”, ka thënë ai.

Tutje Panduri ka thënë se përmes kësaj gjuhe po rrezikohen qindra gazetarë që punojnë në terren.

“Përmes kësaj gjuhe që po përdorin partitë politike po rrezikojnë qindra gazetarë që punojnë në terren! RTV Dukagjini është platformë e të gjitha qëndrimeve”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Po i rrezikoni 150 gazetar/e!Me shumë shqetësim kemi ndjekur sulmet e bëra nga partitë politike.RTV Dukagjini në sondazhin të cilit po i referohen subjektet politike, që po kërcënojnë me mospjesëmarrje, ka respektuar me përpikmëri të gjitha kriteret që kërkohen nga Komisioni i Pavaruar i Mediave.Bazuar në Rregulloren e KPM-së, mediat janë të obliguara të bëjnë të ditur se kush është: Porositësi, Kryerësi, Numri i Respodentëve dhe Margjina e Gabimit. Ne presim që subjektet politike që po e atakojnë RTV Dukagjinin të tërhiqen nga kjo gjuhë dhe të kërkojnë falje. Debatet politike gjatë gjithë kohës në RTV Dukagjini kanë qenë të balancuara politikisht dhe do të vazhdojnë të jenë të tilla. Përmes kësaj gjuhe që po përdorin partitë politike po rrezikojnë qindra gazetarë që punojnë në terren! RTV Dukagjini është platformë e të gjitha qëndrimeve.