Drejtori i përgjithshëm i Policisë, priti në takim Zëvendës Ndihmës Sekretaren e Shtetit

E publikuar: 22/07/2022 19:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendës Ndihmës Sekretarja e Shtetit, Lisa Johnson, nga Byroja Ndërkombëtare për Luftën kundër Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës dhe stafin e lartë komandues për të diskutuar përpjekjet e vazhdueshme të partneritetit ndërmjet dy kombeve.

Zëvendës Ndihmës Sekretarja e Shtetit Johnson dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës diskutuan për progresin e sundimit të ligjit në Kosovë, sfidat e vazhdueshme dhe sukseset e fundit në luftën e prodhimit dhe trafikimit të narkotikëve në rajon, korrupsionin dhe trendet tjera të krimit me të cilat ballafaqohet Kosova, transmeton Klankosova.tv.

Udhëheqësit gjithashtu diskutuan për pilot programin ardhshëm i cili do t’i pajisë policët e përzgjedhur të Kosovës me sisteme të kamerave për trup, me plan që viteve të ardhshme Policia e Kosovës plotësisht të pajiset me këso kamera.

“Ky takim ishte jashtëzakonisht pozitiv, takim ky i cili edhe një herë ilustron lidhjet dhe partneritetin e fortë në mes komuniteteve për zbatimit të ligjit në Kosovë dhe SHBA. Së bashku, ne përsëri do i tregojmë botës fushat e ndryshme në profesionin e policisë në të cilat Policia e Kosovës vazhdon të zhvillohet dhe forcojë aftësitë e saj për të mbrojtur dhe për t’i shërbyer të gjithë popullit të Kosovës. Policia e Kosovës do të vazhdojë të punojë pa u lodhur për ta forcuar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet tashmë fantastike ndërkombëtare me partnerët tanë globalë, veçanërisht me INL-in dhe ICITAP-in të cilëve ju jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme”, tha drejtori i përgjithshëm Mehmeti në mbyllje të ngjarjes.

Vizita u përmbyll me ceremoninë e nënshkrimit për dhurimin e sistemit të ri për komunikim të sigurt që do të përdoret nga hetuesit në terren.