Donika Kadaj-Bujupi, në krye të komisionit të AKI-së

E publikuar: 13/10/2017 11:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot është konstituuar Komisioni për mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Inteligjencë (AKI), e që për herë të parë do të ketë në krye një femër.

Indeksonline mëson se Donika Kadaj-Bujupi është zgjedhur kryetare e komisionit të AKI-së.

Komisioni ka mbajtur mbledhjen e parë ku janë diskutuar tema të ndryshme.

Anëtarë të këtij komisioni janë:

Ganimete Musliu, zv/kryetare e parë,

Bahrim Shabani, zv/kryetar i dytë,

Arbër Rexhaj, anëtar,

Anton Çuni, anëtar,

Teuta Rugova, anëtare,

Xhevahire Izmaku, anëtare,

Slavko Simiq, anëtar,

Bekë Berisha, anëtar,

Haxhi Shala, anëtar. /Indeksonline/