Donika Kadaj-Bujupi: Deri dje na bllokonte Serbia, sot atë rol po e luan Kosova

E publikuar: 08/06/2022 22:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sonte në emisionin Pressing po diskutohet për zhvillimet e fundit që lidhen me samitin e Ballkanit të Hapur që po mbahet në Ohër si dhe refuzimin e Kosovës, si e vetmja nga gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, që t’i bashkohet kësaj nisme.

Analistja politike, Donika Kadaj-Bujupi, thotë se në të kaluarën ishte Serbia që bllokonte Kosovën në nismat rajonale, ndërsa sot, është vetë Kosova që po e izolon veten.

“Kanë nevojë për njëfarë kauze. Nuk janë tu dalë me kallxu se cili është qëllimi i tyre ose pse po refuzojnë. Njëjtë ka ndodh me gazin. Ne ende nuk e dijmë sot se çka ka ndodhur me atë projekt dhe pse është refuzuar. Për mendimin tim ka qenë gabim strategjik refuzimi i gazit. Tash po ndodh një gabim i radhës”, tha Kadaj-Bujupi.

“Nuk dështon procesi për shkak se Kosova nuk merr pjesë. Dështon Kosova. Nëse na izolohemi, a e dini se çka ndodh. Serbia e shfrytëzon territorin tonë se ti nuk mundesh me i mbyll kufijtë edhe bashkëpunon me Shqipërinë ndërkohë që t’i je komplet i izoluar. Qe kjo ndodh. Do të thotë nuk është që ke ndonjë përfitim prej izolimit që po e bën por malli serb kalon. T’i shfrytëzon rrugët e tua. Autostradën tonde, rrugën e kombit. Ti asnjë benificion s’e ki”, shtoi ajo.

“Nëse ne kemi vendos me ja nis sot betejës “po e qesim taksën”, po i “mbyllim kufijtë” me Serbinë, në rregull veç le të na tregojë qeveria se çka po do me bo”, thotë Kadaj-Bujupi.

“Deri dje ka qenë Serbia ajo që na ka pengu me marrë pjesë në të gjitha nismat rajonale. Na e patëm pranu fusnotën e sa problemet kanë ndodhur me atë fusnotë për me marrë pjesë në iniciativat rajonale, sot t’i po e luan rolin e Serbisë në fakt. Po thua “jo s’dua unë, jam hidhëruar, s’po du me marrë pjesë në iniciativa rajonale”, theksoi ajo.