Djegia e makinës së bashkisë, reagon Fran Frrokaj: Zjarrvënia është e qëllimshme

E publikuar: 25/09/2017 10:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesnatën e mbrëmshme dy makina të parkuara në lagjen “Beslidhja” në Lezhë u përfshinë në flakë.

Njëra prej tyre, një fuoristradë tip “Benz-Mercedez ML” ishte në pronësi të bashkisë së Lezhës dhe që përdorej vazhdimisht nga kryetari i bashkisë, Fran Frrokaj.

Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisi verifikimet përkatëse. Ndërkohë, Frrokaj ka shkuar në polici dhe ka dhënë dëshminë e tij lidhur me këtë ngjarje.

Sipas Frrokaj ngjarja mund të jetë e qëllimshme, pasi sipas tij makina ishte në rregull dhe nuk kishte reflektuar asnjë defekt kohët e fundit. Ndërkohë, ka dëshmuar se nuk ka asnjë konflikt për të ngritur dyshimet e para.

“Mjeti nuk është i imi, por i bashkisë, por mendoj se është e qëllimshme. Mjeti ka qenë i fikur dhe nuk e di të ketë patur ndonjë defekt”, është shprehur kryebashkiaku.