Djali i dëshmorit “Abdullah Tahiri”, Iliri zyrtarizohet kandidat për deputet nga radhët e PDK-së dega në Gjilan

16.01.2021 17:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Djali i dëshmorit “Abdullah Tahiri”, Iliri zyrtarizohet kandidat për deputet nga radhët e PDK-së dega në Gjilan

Djali i dëshmorit “Abdullah Tahiri” Iliri, zyrtarizohet si kandidat për deputet nga radhët e PDK-së dega në Gjilan
lojtari i cili në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook

Lajmin e ka bërë të ditur vet ai me anë të një postimi në rrjete sociale, ku shkruan “Jam shumë i lumtur që të ju njoftoj se në këto zgjedhje do të jem njëri prej kandidatëve për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës”.

Shkrimi i plotë:

Miq të dashur, jam shumë i lumtur që të ju njoftoj se në këto zgjedhje do të jem njëri prej kandidatëve për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. Si bir i dëshmorit të lirisë dhe si person i formuar në një mjedis atdhetar, ndjej obligim moral e kombëtar që t’i bashkohem listës së PDK-së, që së bashku me kolegët tjerë t’i mbrojmë vlerat e luftës së UÇK-së.

Të dashur miq, bashkë me themeluesit dhe drejtuesit e UÇK-së me procese gjyqësore po përballet padrejtësisht edhe një copë e ndërgjegjes së kombit tonë. Është detyrë mbi detyrat që ne kolektivisht të mbrojmë luftën e shenjtë çlirimtare nga të gjithë ata që synojnë të njollosin kauzën tonë të lavdishme kombëtare.

Unë kam pasur fatin që personalisht edhe nga afër t’i njoh ata. E nëse diçka kam mësuar nga ta, ajo është vendosmëria për të mbajtur rrugën e drejtë edhe atëherë kur vështirësitë na zënë rrugën.

Sigurisht, barra jonë është shumë më e lehtë se ajo që ata e morën mbi supet e tyre të njoma, kur vendosën të jetësojnë aspiratën tonë shekullore për liri. Fatmirësisht, punën e madhe ata e kanë kryer bashkë me shokët e flijuar në altarin e lirisë dhe me shokët që panë fundin e lumtur të luftës. Sidoqoftë, ne kemi detyrimet tona ndaj këtij vendi, populli e shteti.

Miq të mi të dashur, zotohem me fjalën time dhe në emër të babait tim, Abdullah Tahiri, se do t’u përmbahem pa u lëkundur përpjekjeve për të mbrojtur, ruajtur dhe zhvilluar Republikën e Kosovës, që u ngrit mbi shumë gjak, sakrifica e vuajtje nga breza e breza përgjatë shekujve.

Si organizata më e besueshme për të udhëhequr vendin, PDK-ja ofron zgjidhjen më të mirë për rimëkëmbjen e Kosovës nga puna e keqe e dy qeverive të kaluara që ua mbyllën derën miqve tanë ndërkombëtarë, që i hapën derën varfërisë në vendin tonë me paaftësinë e tyre për të menaxhuar pandeminë dhe që shkaktuan kriza të panevojshme politike për shkak të egove të sëmura.

Të dashur bashkëvendas, në emrin tim personal dhe të familjes Tahiri ju siguroj se do të bëj më të mirën që të ju përfaqësoj denjësisht në Kuvendin e Republikës dhe do të jem vazhdimisht i qasshëm për t’u dhënë zë brengave tuaja në mesin e të zgjedhurve të popullit. Unë do të bëj gjithçka që institucionet tona të dëgjojnë më mirë shqetësimet tuaja dhe të punojnë më tepër për t’i zgjidhur ato.

Për fund, në këtë mision për të mbrojtur historinë dhe forcuar të ardhmen nuk do të jem i vetëm. Në krye me Enver Hoxhajn si Kryeministër dhe krah për krah me bashkëpunëtorët tjerë në listë, PDK-ja do të sigurojë fitoren e madhe më 14 shkurt dhe do të dëshmojë veten para qytetarëve edhe një herë se mbetet adresa më e duhur për zhvillim.

#PDK #RIMËKËMBJE #HOXHAJKRYEMINISTËR #UÇK

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Nisin Hetimet për 65 milionë eurot që Avdullah Hoti ua ndau bizneseve

Nisin Hetimet për 65 milionë eurot që Avdullah Hoti ua ndau bizneseve

Policia: Visar Duriqi në vetëmbrojtje të tre sulmuesit i theri me thikë

Policia: Visar Duriqi në vetëmbrojtje të tre sulmuesit i theri me thikë

Bislimi: Lideri i ri i LDK-së do jetë përcaktues për ngritjen apo rënien e partisë

Bislimi: Lideri i ri i LDK-së do jetë përcaktues për ngritjen apo rënien e partisë

Qeveria ndan një milion euro nga Programi Rimëkëmbjes për programet ekzistuese dhe të reja që lidhen me zhvillimin rajonal

Qeveria ndan një milion euro nga Programi Rimëkëmbjes për programet ekzistuese dhe të reja që lidhen me zhvillimin rajonal

“Vëlla Ibrahim”, Letra që Adem Demaçi ia kishte dërguar Ibrahim Rugovës më 1992

“Vëlla Ibrahim”, Letra që Adem Demaçi ia kishte dërguar Ibrahim Rugovës më 1992

Tërmkolli: Katastrofale, Vjosa Osmani krijoi mendësinë se Kurti është si Rugova

Tërmkolli: Katastrofale, Vjosa Osmani krijoi mendësinë se Kurti është si Rugova

Keqpërdorimi me subvencione, caktohet masa e sigurisë ndaj 11 të dyshuarve

Keqpërdorimi me subvencione, caktohet masa e sigurisë ndaj 11 të dyshuarve

Rukiqi pyet IKSHPK-në dhe Qeverinë: Pse nuk u ashpërsuan masat antiCovid gjatë fushatës

Rukiqi pyet IKSHPK-në dhe Qeverinë: Pse nuk u ashpërsuan masat antiCovid gjatë fushatës

Në Shkup protestohet kundër vendimit për
"Monstrën"

Në Shkup protestohet kundër vendimit për "Monstrën"

I akuzuari për krime lufte kërkon të gjykohet nga Gjykata Speciale në Hagë, gjyqtari dhe prokurori kundërshtojnë propozimin

I akuzuari për krime lufte kërkon të gjykohet nga Gjykata Speciale në Hagë, gjyqtari dhe prokurori kundërshtojnë propozimin

Mjekët e Shqipërisë thirrje qeverisë: Mbyllni një muaj shkollat, lokalet dhe urbanët

Mjekët e Shqipërisë thirrje qeverisë: Mbyllni një muaj shkollat, lokalet dhe urbanët

“Monstra” Eskalon protesta në Shkup

“Monstra” Eskalon protesta në Shkup

Pesë të vdekur dhe 445 raste të reja me COVID-19

Pesë të vdekur dhe 445 raste të reja me COVID-19

Policia në kërkim të 25 vjeçarit nga Klina, kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të 25 vjeçarit nga Klina, kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e tij

Vuçiq: Politikanët në Kosovë paguan shuma marramendëse për të na ndarë

Vuçiq: Politikanët në Kosovë paguan shuma marramendëse për të na ndarë

Hoti takon ministrin e arsimit, flasin për dorëheqjen e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë

Hoti takon ministrin e arsimit, flasin për dorëheqjen e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë