Djali i Adem Demaçit: Aktakuza e Gjykatës Speciale minon shtetin e Kosovës

E publikuar: 29/06/2020 17:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shqiptar Demaçi, djali i veprimtarit Adem Demaçi, ka reaguar pasi Gjykata Speciale ka publikuar propozimaktakuzë për presidentin Hashim Thaçi dhe liderin e PDK-së, Kadri Veseli.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo aktakuzë  është e padrejtë dhe minon shtetin e Kosovës.

Postimi i plotë i Shqiptar Demaçit:

Nja dy fjalë për Gjykatën Speciale për Kosovën!

Imponimi i Bashkësisë Ndërkombëtare që të pranohet kjo Gjykatë Speciale, ende pa u akuzuar e dënuar shteti serb për aktet gjenocidiale, viktimat e invaliditetet, dhunimet seksuale e dëmet shpirtërore e materiale Kosovë (1998/99), ishte që në nismë i padrejtë, agresiv e i njëanshëm. Akuzat nga Prokurori i Gjykatës Speciale, specialisht e vetëm kundër ish-luftëtarëve të UÇK-së, e këtyre ditëve edhe z. Thaçi e z. Veseli, janë orientime zhbëse e minuese të shtetit të ri të Kosovës.

Shpresojmë të funksionojnë ligjet e pashkruara të natyrës, aty ku njerëzit gabojnë qëllimisht!