BE diskuton për Sirinë, Ukrainën dhe BREXIT’in

E publikuar: 15/12/2016 11:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Udhëheqësit e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian pritet të takohen sot në Bruksel për një samit një ditor që të diskutojnë krizat me të cilat është përballur BE gjatë këtij viti.
Liderët e BE-së pritet të miratojnë zgjatjen e sanksioneve edhe për gjashtë muaj kundër Moskës për shkak të konfliktit në Ukrainë.

Ata gjithashtu do të diskutojnë për arritjen e një marrëveshje për lidhje politike dhe ekonomike në mes të bllokut, të cilën Holanda është kërcënuar se do e bllokojë.

Holanda është i vetmi anëtar i BE-së që ende nuk e ka ratifikuar marrëveshjen pasi dëshiron të qartësojë se ajo nuk e çon Ukrainën drejt anëtarësimit në BE.

Rreth Sirisë, liderët e BE-së pritet të dënojnë ashpër sulmet në Alepon lindore nga regjimi në Damask dhe aleatët e tij.

Udhëheqësit e BE-së do e mbajnë edhe një darkë formale, pa kryeministren britanike, Theresa May, për të diskutuar se si të trajtohet dalja e Britanisë nga blloku.