Diskutohet ecuria e punimeve, të tre pikave të përbashkëta kufitare me Serbinë

E publikuar: 20/09/2017 14:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve(UNOPS), tëkryesuar nga udhëheqësi i zyrësz. Brendan Keirnan, shkruan infosot.

Në këtë takim u diskutua ecuria e zhvillimit të punimeve të tre pikave të përbashkëta kufitare me Serbinë nëMerdare, Mutivodë dhe Bernjak, në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit.

Ministri Sefaj u njoftua për planet, progresin dhe sfidat në realizimin e këtij projekti që ka një rëndësi të madhe sa i përket lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave.

Ministri Sefaj falënderoi për punët që janë realizuar dhe siguroi se të gjitha sfidat e identifikuara do të trajtohen me prioritet në mënyrë që punimet të përfundojnë sa më shpejtë në tre pikë kalimet kufitare, në mënyrë që qytetarëve tu ju lehtësohet lëvizja e lirë.