Diskutimi në Parlamentin britanik, Mbretëria e Bashkuar rol kyç në Ballkanin Perëndimor në kohë të pasigurisë së madhe

E publikuar: 05/03/2025 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sonte në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar është organizuar një diskutim paneli mbi paqen, sigurinë dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor.

Ky diskutim u organizuar nga iniciativa ‘Miqtë Laburistë të Kosovës’ në Mbretërinë e Bashkuar. Ata përmes një shkrimi në X ka falënderuar ambasadorët e Kosovës, Shqipërisë dhe Bosnjë Hercegovinës dhe të ngarkuarit me punë të Malit të Zi, për fjalimet dhe pjesëmarrjen e tyre në panel.

“Faleminderit gjithashtu deputetëve tanë të @UKLabour për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme për rajonin”.

Tutje, në njoftimin e tyre thuhet se Mbretëria e Bashkuar ka ‘një rol kyç për të luajtur në Ballkanin Perëndimor në një kohë ku ka pasiguri të madhe rreth së ardhmes së sigurisë evropiane’.