Diplomatët nga vendet e EQL-së marrin pjesë në veprimtarinë për kulturën tradicionale kineze në Pekin

E publikuar: 16/07/2022 12:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Të premten u mbajt në Pekin “Veprimtaria e përvojës së kulturës tradicionale kineze e mekanizmit të bashkëpunimit Kinë-Vendet e Europës Qendrore e Lindore”, e organizuar nga Baza e Përvojës dhe e Shkëmbimeve Kulturore-Njerëzore e Mekanizmit të Bashkëpunimit Kinë-Vendet e Europës Qendrore e Lindore. Të dërguarit dhe përfaqësuesit nga vendet e Europës Qendrore e Lindore përjetuan aktivitete të kulturës tradicionale kineze, si mjekësia tradicionale kineze dhe arti i çajit, duke ndier mrekullinë e kësaj kulture dhe duke vlerësuar lart këto aktivitete.

Ambasadori i Sllovakisë në Kinë Dusan Bella ka provuar për herë të dytë këtë vit masazhin e mjekësisë tradicionale kineze gjatë veprimtarisë së përvojës së kulturës tradicionale kineze. Z. Bella u shpreh se jo vetëm që ai është i pasionuar pas mjekësisë tradicionale kineze, por edhe bashkëshortja e tij po e studion këtë mjekësi. Sipas tij, mjekësia tradicionale kineze është përhapur gjerësisht në Sllovaki dhe numri i klinikave që promovojnë trajtimin sipas kësaj mjekësie është rritur. Si një sistem teorik mjekësor me mijëra vjet akumulim historik dhe kulturor, mjekësia tradicionale kineze mund t’u ofrojë njerëzve një plan diagnostikimi dhe trajtimi afatgjatë dhe efektiv.

Ekspozita e arritjeve të Bazës së Përvojës dhe të Shkëmbimeve Kulturore-Njerëzore të Mekanizmit të Bashkëpunimit Kinë-Vendet e Europës Qendrore e Lindore në këtë veprimtari tërhoqi vëmendjen e diplomatëve kinezë dhe të huaj pjesëmarrës. Ekspozita me temën “Lidhjet mes njerëzve”, me anë të qindra fotografive dhe videove, shfaq arritjet e pasura qysh nga themelimi i Bazës së Përvojës dhe të Shkëmbimeve Kulturore-Njerëzore të Mekanizmit të Bashkëpunimit Kinë-Vendet e Europës Qendrore e Lindore në fushat e teknologjisë, arsimit, kulturës, turizmit dhe tregtisë mes Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore. Këto arritje kanë reflektuar parimin “Lidhje e zemrave të njerëzve, përfitim i përbashkët prej bashkëpunimit” dhe kanë siguruar një platformë të shumëfishtë dhe një dritare të çmuar për shkëmbimet e mëtejshme njerëzore e kulturore ndërmjet Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore.