Dihen emrat e deputetëve që e votojnë qeverinë Haradinaj

E publikuar: 12/07/2017 22:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka thënë se Ramush Haradinaj i ka së paku 61 numrat e nevojshëm për ta bërë qeverinë.

Madje, Krasniqi thotë se ata i kanë edhe emrat e deputetëve që ja votojnë qeverinë Haradinajt.

“Unë po them se janë ato 61 vota dhe ato vota do t’ia japin mbështetjen z.Haradinajt për të formuar Qeverinë”, tha Krasniqi.

Tha se Vetëvendosje e ka të pamundur formimin e Qeverisë së re.

“Praktikisht ata e kanë të pamundur me e themelu Qeverinë, pavarësisht teorive, sepse mandatar të dytë nuk do të ketë. Mandatari i parë është mandatari i koalicionit tonë z.Haradinaj”, tha Krasniqi për televizionin Dukagjini.

Krasniqi theksoi se në PAN i dijnë emrat e deputetëve që do të përkrahin Haradinajn për Kryeministër.

“Po unë e di kush janë deputetët që kanë me e votu Qeverinë e z.Haradinaj që e kanë konfirmu një gjë të tillë dhe më vjen mirë që kanë dalë përmbi egot e dikujt që mund të ketë tendencë ndoshta me kriju bllokim institucional”, theksoi Krasniqi.