Diell dhe vranësira gjatë dy ditëve të ardhshme, temperaturat deri në 18 gradë celsius

E publikuar: 30/03/2021 15:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira kalimtare.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.