Dialogu i brendshëm i Serbisë edhe në Kosovë, Qeveria hesht

E publikuar: 08/03/2018 09:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Forumi Kombëtar Serb” ka shtrirë aktivitetin e vet edhe në Kosovë, në kuadër të dialogut të brendshëm, i cili ka nisur qe disa muaj në Serbi. Delegacioni udhëhiqet nga Nikola Selakoviq, sekretar i përgjithshëm i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe zëvendësdrejtori i “Zyrës për Kosovë dhe Metohi”, Dushan Kozarev, shkruan sot Koha Ditore .

Misioni i zbarkimit dyditor në Kosovë është organizimi i tryezave të rrumbullakëta për të ashtuquajturin “dialog për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe Metohisë”. Autoritetet e Kosovës nuk kanë treguar nëse ky aktivitet dhe të tjerat po bëhen me lejen e tyre. Ministria e Punëve të Brendshme ka thënë se kjo është kompetencë e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Kjo e fundit, por as Zyra e kryeministrit Ramush Haradinaj nuk kanë treguar nëse vizita dhe dialogu po bëhen me lejen e tyre.

Për njohësit e rrethanave vizitat e tilla nga Beogradi janë provokim dhe nuk duhet lejuar nga institucionet e Kosovës./koha.net/