Dialogu ASEAN- Kinë,zhvillim i vrullshëm i marëdhēnive të ndërsjellta

23.11.2021 16:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Dialogu ASEAN- Kinë,zhvillim i vrullshëm i marëdhēnive të ndërsjellta

Presidenti kinez Xi Jinping drejtoi të hënën në Pekin një samit të posaçëm në internet, të organizuar në kuadrin e 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve të dialogut ASEAN-Kinë.

Në fjalimin e rastit, kreu i shtetit i Kinës vuri në dukje se në tre dekadat e fundit, globalizimi ekonomik është thelluar më tej dhe situata ndërkombëtare ka përjetuar ndryshime thelbësore. Ato kanë qenë gjithashtu një periudhë kur Kina dhe ASEAN-i kanë kapur mundësitë e epokës, duke realizuar zhvillimin e vrullshëm të marrëdhënieve të ndërsjella. Kemi ruajtur qëndrueshmërinë rajonale, duke dalë jashtë ndikimeve negative të Luftës së Ftohtë; kemi udhëhequr integrimin e ekonomisë së Azisë Lindore, duke nxitur lulëzimin të përbashkët e duke shtuar mirëqenien e mbi 2 miliard banorëve; kemi ndjekur një rrugë të ndritur nën frymën e fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit me leverdi të ndërsjellë. Po përparojmë drejt formimit të një komuniteti më të ngushtë me fate të përbashkëta, gjë që ka dhënë kontribut të rëndësishëm për kauzën e përparimit të njerëzimit.

Sipas tij, arritjet e bashkëpunimit dypalësh në 30 vjetët e fundit janë realizuar në saje të afërsisë gjeografike e kulturore, si edhe marrjes së vendimeve të drejta mbështetur në prirjen e kohës. Nga këto arritje, katër përvoja janë mjaft të vyera, që përkatësisht janë: së pari, respekti i ndërsjellë në bazë të normave themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare; së dyti, bashkëpunimi me leverdi të ndërsjellë dhe zhvillimi në mënyrë paqësore; së treti, ndihma e sinqertë ndaj njëri-tjetrit dhe, së katërti, zhvillimi gjithëpërfshirës me hapje rajonale.

“Kina ka qenë, është dhe do të vazhdojë të jetë fqinje, mike dhe partnere e ASEAN-it. Kina do ta trajtojë në mënyrë të palëkundur ASEAN-in si një ndër përparësitë në politikën e vet të jashtme, do të mbështesë me këmbëngulje bashkimin e ndërtimin e komunitetit të ASEAN-it dhe do të përkrahë e vendosur pozicionin qendror të ASEAN-it në mekanizmat rajonale dhe rolin më të madh të ASEAN-it në çështjet rajonale dhe botërore. Zhvillimi i Kinës do t’i shtojë mundësitë dhe energjitë rajonit e botës,” tha në fjalimin e tij presidenti kinez Xi Jinpin

Ai shtoi se paqja është interesi më i madh i përbashkët dhe Kina kundërshton kategorikisht hegjemonizmin dhe politikën e forcës dhe dëshiron të zhvillojë marrëdhënie miqësore afatgjata me vendet fqinje, për të ruajtur paqen e vazhdueshme rajonale. Sot deklaruam vendosjen zyrtare të Partneritetit të Gjithanshëm Strategjik Kinë-ASEAN. Ky është një gur kilometrik në historinë e marrëdhënieve dypalëshe, që do t’i japë hov të ri paqes, qëndrueshmërisë, zhvillimit e lulëzimit të rajonit dhe të botës”, deklaroi kreu i shtetit i Kinës

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Zëdhënësi: Pjesëmarrja e rajonit të Tajvanit në ABSh duhet bërë në përputhje me parimin e “Një Kine”

Zëdhënësi: Pjesëmarrja e rajonit të Tajvanit në ABSh duhet bërë në përputhje me parimin e “Një Kine”

Nisma e Sigurisë Globale ,investim për paqen

Nisma e Sigurisë Globale ,investim për paqen

Shangai arrin momentin kyç të “zero-COVID”, do të kthehet në normalitet me faza

Shangai arrin momentin kyç të “zero-COVID”, do të kthehet në normalitet me faza

Wang Yi: 50 vjetori i rivendosjes së marëdhenieve Kinë-Japoni, një mundësi për të konsoliduar themelet politike të marëdhënieve

Wang Yi: 50 vjetori i rivendosjes së marëdhenieve Kinë-Japoni, një mundësi për të konsoliduar themelet politike të marëdhënieve

Zgjerohen sektorët ku nxiten investimet e huaja

Zgjerohen sektorët ku nxiten investimet e huaja

Kina do të krijojë spitale të përhershme COVID-19 për frenimin afatgjatë të virusit

Kina do të krijojë spitale të përhershme COVID-19 për frenimin afatgjatë të virusit

Kina dërgon me sukses anijen kozmike të mallrave “Tianzhou-4” për në stacionin hapësinor

Kina dërgon me sukses anijen kozmike të mallrave “Tianzhou-4” për në stacionin hapësinor

Kina rithekson pozicionin e paanshëm lidhur me Ukrainën

Kina rithekson pozicionin e paanshëm lidhur me Ukrainën

Fituesit e Çmimeve Televizive dhe Kinematografike të Festivaleve të Nju-Jorkut 2022 u shpallën më 26 prill në Galanë e Rrëfimtarëve të zhvilluar në mënyrë virtuale

Fituesit e Çmimeve Televizive dhe Kinematografike të Festivaleve të Nju-Jorkut 2022 u shpallën më 26 prill në Galanë e Rrëfimtarëve të zhvilluar në mënyrë virtuale

Forumi i Boaos,  nxitje e bashkëpunimit dhe e solidaritetit rajonal

Forumi i Boaos, nxitje e bashkëpunimit dhe e solidaritetit rajonal

Zhvillohet në Gjenevë Videofestivali i 2-të i Gjuhës Kineze i CMG-së

Zhvillohet në Gjenevë Videofestivali i 2-të i Gjuhës Kineze i CMG-së

Opinione nga e gjithë shoqëria për qeverisjen e vendit

Opinione nga e gjithë shoqëria për qeverisjen e vendit

Presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi të premten pasdite një bisedë telefonike me homologun e vet rus Vladimir Putin

Presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi të premten pasdite një bisedë telefonike me homologun e vet rus Vladimir Putin

Kina synon nxitjen e bashkëpunimit me Rusinë në të gjitha fushat

Kina synon nxitjen e bashkëpunimit me Rusinë në të gjitha fushat

Galaja e Festës së Pranverës 2022 e CMG-së i paraqet audiencës botërore bukurinë e kulturës kineze

Galaja e Festës së Pranverës 2022 e CMG-së i paraqet audiencës botërore bukurinë e kulturës kineze

Presidenti Xi Jinping uron popullin kinez me rastin e Festes se Pranveres

Presidenti Xi Jinping uron popullin kinez me rastin e Festes se Pranveres