Dheu i Bardhë vulosi fitoren plebishitare të Lutfi Hazirit më 17 tetor

E publikuar: 13/10/2021 20:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dheu i Bardhë i ka dhënë mbështetje rekorde për zgjedhjet e 17 tetorit kryetarit, Lutfi Haziri dhe kandidatëve për Asamble, Afërdita Balaj e Jehona Maliqi, në takimin ku mori pjesë edhe shefi i Shtabit Zgjedhor, Arbër Ismajli.

Në emër të banorëve ka folur Nevzad Rushiti, i cili tha se Dheu i Bardhë është gjithmonë vula e LDK-së, derisa e falënderoi kryetarin Haziri për realizimin e të gjitha premtimeve.

Për këtë përkrahje ka shprehur falënderim të madh kryetari, Lutfi Haziri, i cili tha se kjo do ta bëj më të përgjegjshëm në punë.

“Falëmnderit kryefamiljarëve të Dheut të Bardhë për mbështetjen e përhershme. Kjo mbështetje më bën më të përgjegjshëm dhe thirrje për të punuar edhe më shumë. Falëmnderit edhe bashkatdhetarëve tanë për ardhjen enkas për të më mbështetur mua dhe listën e LDK-së. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka deklaruar kryetari Haziri.

Në takim ka folur edhe shefi i Shtabit Zgjedhor të LDK-së në Gjilan, Arbër Ismajli, i cili tha se mbështetja e Dheut të Bardhë dëshmon fitoren plebishitare të Lutfi Hazirit më 17 tetor, për një Gjilan zhvillimor në të gjitha sferat.

#LDKGjilan #LDK160

(Takimi është organizuar në formatin 20 persona në ambient të mbyllur, sipas rregullave kundër përhapjes së COVID-19)

Zyra për Marrëdhënie me Publikun