Dezinfektohen dhe pajisen me dezinfektues 750 hyrje në Prishtinë

E publikuar: 31/03/2020 13:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike Banesore, kanë dezinfektuar dhe pajisur me dezinfektues rreth 750 hyrje të banesave kolektive në kryeqytet

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook, në faqen zyrtare të Komunës së Prishtinës.

“Bashkë me Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. Prishtinë kemi përfunduar me sukses dezinfektimin dhe pajisjen me dezinfektues e udhëzues me këshilla për mbrojtje nga COVID-19 të rreth 750 hyrjeve të banesave kolektive në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e komunës.

Ndërkohë bëhet e ditur se kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka marrë vendim që ky proces të vazhdojë edhe në hyrjet e ndërtesave të reja kolektive.