Detaje të reja rreth aksidentit në Deçan: Viktimat ishin babë e bijë (Foto)

E publikuar: 26/08/2017 09:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbrëmë në Deçan ku dy persona kanë vdekur dhe tre të tjerë janë të lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur në orët e mbrëmjes në bjeshkët e Deçanit.

Lajmi.net merr vesh se viktimat janë babë e bijë. I ndjeri 43 vjeç është Gëzim Nitaj, nga fshati Dranoc i Deçanit. Vajza e tij ishte 16 vjeçe.

Në ketë aksident ishte i përfshirë një automjet i tipit TOYOTA, me targa të regjistrimit vendor.

Viktima të këtij aksidenti janë: 1. G.N-1974 dhe 2. A.N-2001, viktima nr 1 ka ndërruar jetë ne vendin e ngjarjës ndërsa viktima nr 2 ka nëdrruar jetë në spitalin rajonal në Pëjë, vdekjen e tyre e ka konstatuar ekipi mjekësor, në këtë rast lëndime kanë pësuar katër (4) persona, të cilët tre (3) nga këta nga vendi i ngjarjes janë dërguar në Spitalin Rajonal Pejë për trajtim mjekësor, ndërsa një (1) nga të lënduarit është për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK-Prishtinë

Lidhur më këtë është njoftuar prokurori shteti,  ku me urdhërin e tij viktima nr 1 iu është lejuar familjarëve ndërsa viktima nr 2 është dërguar ne IML në Prishtinë, sipas të dhënave preliminare dyshohet se aksidenti ka ndodhur deri sa ngasesi i veturës ishte duke qarkulluar ne rruget malore në këtë rast Iinjejti del jashtë rruge dhe bie në humnerë.

Rasti procedohet nga Njësia e hetimeve të aksidenteve NJRKRR- DRP Pejë.