Detaje të reja për foshnjën që u lind në pllakat e korridorit të QKUK-së

E publikuar: 08/04/2017 09:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Foshnja që ra në dysheme gjatë lindjes pësoi gjakrrjedhje në cipën e trurit
Një mjek i ka thënë gazetës se pas përplasjes në dysheme foshnja ka pësuar gjakrrjedhje në cipën e trurit, shkruan sot Koha Ditore.

“Fatmirësisht gjakrrjedhja ka prekur cipën e trurit e jo trurin brenda, kështu që jeta e saj nuk është në rrezik”, ka thënë ai.

QKUK-ja e ka konfirmuar rastin, por nuk ka dhënë asnjë sqarim për gjendjen e foshnjës, që u lëndua si pasojë e neglizhencës së stafit mjekësor.

Policia ka nisur hetimet për “trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor dhe mosdhënie të ndihmës mjekësore”.