Dëshmitari i katërt kundër Mustafës përfundon dëshminë në Hagë

E publikuar: 14/10/2021 14:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka përfunduar dëshmia me njërin prej dëshmitarëve në rastin e Salih Mustafës në Hagë.Prokurorja i ka uruar udhëtim të mbarë dhe i ka rikujtuar që të mos e flasë me asnjë njeri atë që e ka deklaruar në gjykatë.“Kemi arritur në fund të dëshmisë tënde dhe marr me mend se për ty ka qenë shumë e lodhshme.

Besoj që dëshmia juaj do të na ndihmojë në përpjekjet tona për të gjetur të vërtetën. Të urojmë udhëtim të mirë në shtëpi dhe të kujtojmë të mos e diskutosh me askënd për deklaratën që ke dhënë këtu. Udhëtim të mbarë”, u shpreh prokurorja.