Dëshmia e policit Avni Berisha: Agron Mustafa më akuzoi se e fotografova me një person të dyshimtë

E publikuar: 30/12/2017 16:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mustafën për sulm ndaj tij. Ka thënë se Mustafa e ka sulmuar pasi e ka akuzuar se i ka bërë një fotografi në një lokal të Prishtinës ku kishte qenë bashkë me Imer Bekën dhe të dyshuarin Blerim Poterën. Ka thënë se sot është sulmuar fizikisht nga Mustafa dhe e ka kërcënuar.
Polici i përfshirë në incidentin me Agron Mustafën e Valës, Avni Berisha, ka thënë në deklaratën në Polici se nuk e ka sulmuar askënd. Por, ka thënë se ka qenë i sulmuar nga Drejtori i Valës, Agron Mustafa, i cili e kishte akuzuar për një fotografi në një lokal të Prishtinës.

Sipas Berishës, krejt irritomi i Mustafës kishte ardhur pasi një javë më parë kishin qenë të ulur në të njëjtin lokal.

Berisha ka thënë se në “Chebar” kishte shkuar me shokë derisa aty kishte parë Agron Mustafën duke pirë kafe me një të dyshuar (Blerim Poterën) dhe Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.

Në deklaratën në Polici, Berisha kishte treguar se Mustafa i kishte çuar fjalë dhe kërcënuar me idenë se e kishte fotografuar Mustafën bashkë me Poterën dhe Bekën.

“Problemi me Agron Mustafën ka nisur para një jave. Me disa shokë të mi kam qenë në Chebar. Nuk e kam njohur më herët. Agron Mustafa ishte i shoqëruar me një person të dyshimte, Blerim Potera dhe me Kryeprokurorin Imer Beka”, ka thënë Berisha në deklaratën në Polici.

Berisha ka thënë se Agron Mustafa i kishte dërguar selame përmes një kolegu të tij, duke i thënë se nuk guxon askënd të fotografojë.

“Drejtori i Valës ka pasur probleme direket vec me mu. S’ka pasur probleme me Nazim Sahitin. Kur më ka takuar me është vërsulur. Ka thënë se s’del p.. nëne që më fotografon mua”, ka shtuar ai.

Sidoqoftë, ai ka mohuar se e ka fotografuar Mustrafën me Blerim Poterën dhe Imer Bekën.

“Nuk e kam fotografuar sepse s’kam pasur pse të bëja fotografi të tilla. Nuk di nëse është duke u zhvilluar hetime ndaj tij”.

Berisha ka treguar se kur është sulmuar ka tentuar ta arrestojë Agron Mustafën dhe ka kërkuar ndihmë edhe nga njësitë tjera të Policisë së Kosovës por i njëjti ka ikur nga vendi i ngjajres.

“Pastaj, e kemi gjetur duke dhënë deklaratë në Polici”, ka rrëfyer ai.

Agron Mustafa, Drejtor i Valës, ka thënë për Express se është sulmuar nga Nazim Sahiti, Drejtor i Antikrimit në Polici dhe Avni Berisha, zyrtar policor për luftimin e narkotikëve.

Mustafa ka thënë se nuk i di motivet e këtij sulmi derisa rastin e ka denoncuar në Polici.

Ndërkohë, Nazim Sahiti ka thënë, po ashtu për Express, se s’ka pasur kurrë probleme me Mustafën.