Deri në Ora 15:00 Votuan 27% e Votuesve

E publikuar: 04/12/2016 16:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Drenasit, deri në ora 15:00 në votim kanë dalë 14.193 votues ose 27% e numrit të përgjithshëm të votuesve.

Sipas kryetares së Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdet Daka, në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Drenasit, deri në ora 15:00 në votim kanë dalë 14.193 votues ose 27% e numrit të përgjithshëm të votuesve.
Kryetarja Daka për çështje që kanë të bëjnë me sigurinë gjatë procesit zgjedhor ka sugjeruar të kontaktohet Prokuroria e Shtetit.

Konferenca e radhës e KQZ-së do të mbahet në ora 19:30.

Ndërsa, deri në ora 11:00 kishin votuar 7,63 për qind e votuesve të komunës së Drenasit.