Deputetja gjermane i “qepet” Serbisë: Scholz presion për njohjen e Kosovës

08.06.2022 13:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Deputetja gjermane i “qepet” Serbisë: Scholz presion për njohjen e Kosovës

Në kohën kur kancelari gjerman, Olaf Scholz përgatitet të nisë një vizitë dyditore në Ballkanin Perëndimor, kryetarja e komisionit të të drejtave të njeriut në Bundestagun gjerman, Renata Alt, kërkon të shtohet presioni mbi Serbinë për çështjen e Kosovës.

“Do të ishte e rëndësishme që kancelari Scholz, gjatë vizitës së tij në Serbi, të ushtrojë presion ndaj Aleksandar Vuçiçit dhe qeverisë së ardhshme serbe dhe t’u bëjë të qartë se Serbia duhet të përkrahë sanksionet e Bashkimit Europian kundër Rusisë e të dënojë qartazi krimet e luftës të kryera nga Rusia në Ukrainë.

Serbia duhet t’i japë fund politikës së luhatjes dhe të vendosë: a dëshiron të shkojë në kahun e Rusisë apo është vërtet e interesuar të anëtarësohet në BE?”, tha Renata Alt për DW.Sipas Alt, është e rëndësishme që të intensifikohet dialogu. Prandaj dhe unë e përshëndes vizitën e kancelarit në rajon, edhe pse momenti më duket i çuditshëm, menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes me Rusinë, tha ajo.

“Shqetësuese ishin edhe fjalët e presidentit Vuçiç, kur ai u betua pas zgjedhjeve, se ai kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Prandaj është e rëndësishme që kancelari Scholz ta bëjë të qartë se Serbia duhet të njohë pavarësinë e Kosovës në mënyrë që të vazhdojë të konsiderohet një kandidate serioze dhe e besueshme për anëtarësim në BE.

Mendoj se si mjet presioni mund të përdoren burimet financiare. Nëse Serbia vazhdon politikën e saj luhatëse e largohet gjithnjë e më shumë nga demokracia, unë sugjeroj ngrirjen e fondeve dhe marrjen në konsideratë të pezullimit të negociatave të pranimit në BE”, tha Alt.Sigurisht shtoi Alt, edhe Kosova duhet të afrohet me Serbinë, për shembull, nuk është shumë e mençur që të pengohet mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë.

Pra, të dyja palët duhet të lëvizin drejt njëra-tjetrës. Megjithatë, është e rëndësishme që të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor t’u jepet një perspektivë e qartë europiane, ishte mesazhi i saj./tch/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


“Kqyrëm n’sy, ke kujdes kur t’folsh me mua”, eskalon debati mes Haxhiut e Gashit

“Kqyrëm n’sy, ke kujdes kur t’folsh me mua”, eskalon debati mes Haxhiut e Gashit

Vuçiq bën drama një ditë para samitit: Do të luftojmë për vendin tonë, dorëzimi s’është opsion

Vuçiq bën drama një ditë para samitit: Do të luftojmë për vendin tonë, dorëzimi s’është opsion

Bushati: Scholz, prerazi mbështeti anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Bushati: Scholz, prerazi mbështeti anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Gërvalla nga radio gjermane i bën thirrje BE-së për liberalizim vizash nesër

Gërvalla nga radio gjermane i bën thirrje BE-së për liberalizim vizash nesër

Haziri: Tri sondazhe e nxjerrin LDK-në para PDK-së më 25% rritje, VV-ja ka rënie të madhe

Haziri: Tri sondazhe e nxjerrin LDK-në para PDK-së më 25% rritje, VV-ja ka rënie të madhe

Vëmendja e përqendruar tek Parlameni i Bullgarisë

Vëmendja e përqendruar tek Parlameni i Bullgarisë

Çmimet e papërballueshme, Biden bën thirrje për heqjen taksës së karburanteve në SHBA

Çmimet e papërballueshme, Biden bën thirrje për heqjen taksës së karburanteve në SHBA

Kurti: Duam dhe duhet t’i thellojmë marrëdhëniet e shkëlqyera me Gjermaninë

Kurti: Duam dhe duhet t’i thellojmë marrëdhëniet e shkëlqyera me Gjermaninë

Vllahiu: Kurti e ka marrë vesh që realiteti nuk është ajo që shkruhet në libra

Vllahiu: Kurti e ka marrë vesh që realiteti nuk është ajo që shkruhet në libra

Konjufca: Tërheqja e mjeteve nga Trusti dëmton skemën pensionale

Konjufca: Tërheqja e mjeteve nga Trusti dëmton skemën pensionale

Shpresë për vizat, deputetja holandeze jep lajmin: Në Holandë po ndryshon disponimi

Shpresë për vizat, deputetja holandeze jep lajmin: Në Holandë po ndryshon disponimi

Dy ditët vendimtare për vizat, a do të festojë Kosova apo do të zhgënjehet edhe një herë

Dy ditët vendimtare për vizat, a do të festojë Kosova apo do të zhgënjehet edhe një herë

Scholz: Nuk është e sigurt nëse do të mbahet samiti i Ballkanit Perëndimor me BE-në në Bruksel

Scholz: Nuk është e sigurt nëse do të mbahet samiti i Ballkanit Perëndimor me BE-në në Bruksel

Deputetja e VV-së: “Elektrosever” do të jetë veç furnitor, duke respektuar ligjet e Kosovës

Deputetja e VV-së: “Elektrosever” do të jetë veç furnitor, duke respektuar ligjet e Kosovës

Koloneli që bartë çantën e Putinit me kodet e armëve bërthamore, qëllohet me armë në shtëpinë e tij

Koloneli që bartë çantën e Putinit me kodet e armëve bërthamore, qëllohet me armë në shtëpinë e tij

Punime në rrjet, KEDS-i tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë

Punime në rrjet, KEDS-i tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë