Deputetja e VV-së: “Elektrosever” do të jetë veç furnitor, duke respektuar ligjet e Kosovës

22.06.2022 18:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Deputetja e VV-së: “Elektrosever” do të jetë veç furnitor, duke respektuar ligjet e Kosovës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje nga Lista Guxo, Jeta Statovci, ka folur për marrëveshjen e udhërrëfyesit për energjinë e cila u nënshkrua dje në Bruksel nga Kosova e Serbia.Ajo tha se ndonëse kjo marrëveshje është e vjetër, gjatë procesit ishte implementimi ai që ka çaluar, pasi sipas saj, kompania “Elektrosever” s’ishte në përputhje me legjislacionin e Kosovës, pasi përdorte terminologji e simbole të papërshtatshme për Kosovën, prandaj edhe s’është licencuar.

Tutje, ajo tha se në krahasim me situatën ekzistuese që ka qenë, marrëveshja e nënshkruar dje jep më shumë qartësi në lidhje me hapat që duhet ndjekur“Pra, përmes kësaj marrëveshjeje kuptojmë disa elemente që janë pozitive, duke marrë edhe nga aspekti politik pasi do të ketë një kontraktim me KOSTT-in që nënkupton edhe përshtatje me tregun dhe rregullat e Kosovës”, është shprehur Statovci në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Më tej, Statovci thotë se kompania serbe “Elektrosever” ka aplikuar në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë veç si furnitor, ndërsa bën të ditur se ka pasur një tentativë që të jetë edhe distributor, por kjo është refuzuar nga ZRrE-ja.Ajo, gjithashtu tha se nëse kompania serbe blen energji nga Serbia, atëherë kjo do të ndikoj edhe në uljen e çmimit tek të gjithë konsumatorët në vend.

“Pavarësisht se nga ku furnitori blenë energji, në fund e gjitha reflekton në tarifën tonë të përgjithshme. Nëse ajo energji elektrike blihet më lirë, kjo i bie që të gjitha tarifat e konsumatorëve zbriten. Nuk do të ketë tarifa të vecanta. Kjo rregullohet përmes ZRrE-së për shkak se ZRrE e kanë një tarifë që e aplikon për të gjithë klientët”, është shprehur Statovci, njofton Klankosova.tv.

Në fund, marrëveshjen e arritur dje, Statovci thotë se e sheh si të mirë, pasi sipas saj, i jep një zgjidhje të inkasimit, pasi një gjë e tillë s’është bërë që nga paslufta.“Trajtimi i kësaj çështje e cila na u është bërë shumë problematike viteve të kaluara e pritet të bëhet edhe më problematike këtë vit, mendoj se nëse shkohet në këtë procedurë, jep një zgjidhje e cila çon tek inkasimi apo tek të hyrat për shërbimin”.

“Shohim se ka një shtrirje të autoritetit në katër komunat veriore. Pra, mesatarja e buxhetit që është shpenzuar ndër vite ka qenë prej 11 deri në 15 milionë euro, vitin e kaluar ka qenë shumë më shumë e këtë vit pritet të jetë edhe më shumë, kështu që mendojmë se ka shumë elemente që e stabilizojnë situatën dhe sektorin”, ka thënë Statovci.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Deputetja e VV-së: “Elektrosever” do të jetë veç furnitor, duke respektuar ligjet e Kosovës

Deputetja e VV-së: “Elektrosever” do të jetë veç furnitor, duke respektuar ligjet e Kosovës

Punime në rrjet, KEDS-i tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë

Punime në rrjet, KEDS-i tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë

Caktohet seanca e parë e Apelit të Speciales ndaj Gucatit e Haradinajt

Caktohet seanca e parë e Apelit të Speciales ndaj Gucatit e Haradinajt

Musliu: Mazhoranca në luftë me vetveten, duan të votojnë për Trustin, lideri i tyre suprem i thërret për rezistencë

Musliu: Mazhoranca në luftë me vetveten, duan të votojnë për Trustin, lideri i tyre suprem i thërret për rezistencë

Arben Limani, zyrtari i moçëm i AKP’së zgjidhet drejtor menaxhues i këtij institucioni

Arben Limani, zyrtari i moçëm i AKP’së zgjidhet drejtor menaxhues i këtij institucioni

Kusari – Lila: Seanca nuk u ndërpre nga mazhoranca, nuk e mbështesim tërheqjen e Trustit

Kusari – Lila: Seanca nuk u ndërpre nga mazhoranca, nuk e mbështesim tërheqjen e Trustit

Scholz: E duam dhe na duhet Ballkani Perëndimor në BE

Scholz: E duam dhe na duhet Ballkani Perëndimor në BE

PDK: Seanca u ndërpre në mënyrë abritrare, pikërisht kur pritej diskutimi për Trustin

PDK: Seanca u ndërpre në mënyrë abritrare, pikërisht kur pritej diskutimi për Trustin

Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe drejt normalizimit të marrëdhënieve

Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe drejt normalizimit të marrëdhënieve

Të premten ZRRE-ja shqyrton licencën e “Elektroseverit”

Të premten ZRRE-ja shqyrton licencën e “Elektroseverit”

Nagavci thotë se këtë vit tekstet shkollore do të shpërndahen me kohë

Nagavci thotë se këtë vit tekstet shkollore do të shpërndahen me kohë

Kurti premton punësim të komuniteti rom, përmend ndarjen e bursave dhe granteve

Kurti premton punësim të komuniteti rom, përmend ndarjen e bursave dhe granteve

Osmani në takim me presidenten Metsola: Mbështetja nga Parlamenti Evropian garancë për rrugën evropiane të Kosovës

Osmani në takim me presidenten Metsola: Mbështetja nga Parlamenti Evropian garancë për rrugën evropiane të Kosovës

Vuçiq pas Ramës flet për pjesëmarrjen e “Ballkanit të Hapur” në Samitin e BE-së

Vuçiq pas Ramës flet për pjesëmarrjen e “Ballkanit të Hapur” në Samitin e BE-së

Muja: Ka dallime esenciale mes marrëveshjes së vitit 2013 dhe asaj të nënshkruar tash

Muja: Ka dallime esenciale mes marrëveshjes së vitit 2013 dhe asaj të nënshkruar tash

Kurti: Gjendja në terren, shumë më e keqe se marrëveshjet e vitit 2013

Kurti: Gjendja në terren, shumë më e keqe se marrëveshjet e vitit 2013