Deputetja e PDK-së për provokimet e serbëve në gazimestan: A kemi ne shtet?

E publikuar: 29/06/2018 10:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar sot ndaj asaj që u pa dje gjatë manifestimit të Vidovdanit në Gazimestan.

Në një postim në Facebook, Musliu ka shkruar se ky ishte provokim i serbëve që e bënë në Kosovë që nuk duhet të heshtet.

Sipas saj, ose shteti ose qytetarët duhet të japin përgjigje për këto gjeste provokuese të serbëve.

Postimi i Musliut:

Provokimet e djeshme qe beri Serbia ne mes te Kosovës ne Gazimestan po provohet te kalohen ne heshtje nga Institucionet tona shtetërore!!! Kjo është e turpshme dhe e pa papranueshme! A kemi ne polici e kontrolla kufitare, a kemi ne Shtet?

A harruam ne qe vetëm pak dite me pare u maltretuan dhe u bastisen artistet tanë ne kufi me Serbinë dhe nuk lejuan te kalojnë kufirin veprat e artit qe përmbanin simbole kombëtare!

A harruam ne qe FIFA vetëm dy -tri dite me pare dënoj djemtë tanë vetëm pse festuan duke bere me duar Shqiponjën?

Pse neve na ndrydhet e përdhoset identiteti ynë nga secili kudo e kurdo, ndërsa te tjerët lejohen te na vijnë te hunda me provokime te tilla??? Ky provokim nuk duhet te tejkalohet ne heshtje! O SHTETI o MILETI duhet ti jap përgjigjeje!