Deputetja e Listës Serbe: Tema e të pagjeturve është bërë politike

E publikuar: 27/04/2018 14:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në seancën që Kuvendi i Kosovës po mban për ditën e të pagjeturve, deputetja nga Lista Serbe, Jasmina Zivkoviç ka deklaruar se kjo temë po bëhet më shumë politike, në vend se të orientohet nga njerëzorja.

“Kjo temë është bërë më tepër politike dhe krejt kjo po orientohet në anën e kundërt të asaj që është njerëzore dhe për fat të keq sot me shumë kemi bankat e zbrazëta në vend se të ishin plot. Pra, këtu është njëfarë mënyrë janë kidnapuar këta civilë, njëra palë pse janë shqiptarë, tjetra palë pse janë serbë”.

“Është e nevojshme pas gati 20 viteve dhe besoj se me kuptojnë edhe familjet e të pagjeturve, se sot nuk duhet të flas si politikane dhe t’i fyej familjet e të zhdukurve, por ato të me kuptojnë se është koha që së bashku t’i kërkojmë nga të gjithë që me në fund që të dilet në vërtetë pasi është e njohur e vërteta, nuk është e fshehtë ajo, vetëm se nuk është dal ajo e vërtetë”, u shpreh Zivkovic.

Për më tepër Zivkoviç ka thënë se rezoluta e përgatitur për këtë seancë është e njëanshme./insajderi/