Deputeti ukrainas me rezolutë në parlament, kërkon që Ukraina ta njohë Kosovën

E publikuar: 06/08/2022 11:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Parlamentit të Ukrainës, Oleksiy Goncharenko, ka bërë të ditur se ka dorëzuar një rezolutë në parlamentin ukrainas, ku bëhet thirrje që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Goncharenko me anë të një postimi në Twitter, ka shkruar se shpreson që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës së më shpejtë që të jetë e mundur, njofton Klankosova.tv.

“Kam dorëzuar në Parlamentin e Ukrainës një rezolutë që njeh pavarësinë e Kosovës. Ukraina ndan vlerat perëndimore dhe do të mbështesë demokracinë kudo në botë. Shpresoj se Ukraina do ta njohë pavarësinë e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur”, ka shkruar Goncharenko në Twitter.
Pas Tajvanit, Pelosi vizitoi Korenë e Jugut dhe Japoninë, si pjesë e turneut të saj aziatik, në kuadër të të cilit ajo shkoi edhe në Singapor e Malajzi.