Deputeti i VV-së pjesëmarrës në marshin ku në kor u brohorit kundër Izraelit

E publikuar: 14/05/2021 13:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani ka marrë sot pjesë në marshin që u mbajt në Prishtinë në përkrahje të Palestinës.

Në këtë marsh, pati brohoritje kundër Izraelit, dhe veprimet që protestuesit i quajtën si “fashiste” ndaj Palestinës, shkruan lajmi.net.

“Poshtë fashizmit të Izraelit”, dhe “Mos e Prekni Gazën”, ishin disa nga thirrjet e protestuesve.

Para pjesëmarrëvsve, madje Rrahmani ka mbajtur edhe një fjalim.