Deputeti Fisnik Ismaili kujton se si e mori vendimin që t’i bashkohet UÇK-së

E publikuar: 09/04/2016 19:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Vetëvendosjes, Fisnik Ismaili ka kujtuar sot vendimin e tij të para 17 vjetësh që t’i bashkangjitet UÇK-së.

E ka përshkruar në mënyrën e tij karakteristike.

Lexojeni vet:

“U banë 17 vjet prejse e pata marrë një prej vendimeve ma të guximshme në jetë, atëherë 25 vjeçar, për me ba diçka që ma ka ndryshue jetën përgjithmonë.

Nuk e harroj, kur u pata nisë prej Londre, sa u pata tutë, sa u pata mërzitë, sa herë i kam ra vetes shpulla gojës, që thashë se po shkoj, e burrat s’i ndryshojnë fjalët, e sa nuk e kam pasë idenë se ku po shkoj, veç e dij se, kush më pat thirrë me m’thanë mos me shkue, apo u pat brengosë, i pata thanë që s’po shkoj me vdekë, por me u kthye e me e gëzue lirinë bashkë.

Sot nuk jam në Kosovë me i kujtue ditët, që për mue hala janë më të lumtunat në jetë. Kur betejë mbas beteje dilnim fitues, atje ku shokët e pushkës u banë shokë të jetës, atje ku ishte veç një qëllim, një dëshirë e një andërr, për të cilën na ishim në gjendje me e dhanë krejt veten tonë, e plot as nuk janë ma.

Sot jam në Londër, qetu po e këqyri Viganin, atëherë 4 vjeç, tash sa një kishk 21 vjeç, duke fjetë, në të njajtën banesë prej të cilës u pata nisë. Po i kujtoj krejt ata shokë, fëmijët e të cilëve janë rritë pa babë e nanë, e sa më bren ndërgjegjja e më duket e padrejtë pse na jemi hala gjallë, aq shpresoj që këta fëmijë kanë me u krenue me veprën e prindërve të tyne.

Po mendoj qysh qaj qëllim, qajo andërr e qajo dëshirë hala nuk u realizuen, e që na s’po dalim me qenë ata burrat që menduem se ishim.

Edhe në momentet si këto, sa fort lakmoj, o sa fort, që nuk jam në vend të atyne që kanë ra, e që nuk e shohin se sa shumë ia kemi huqë sakrificës së tyne. E kjo, në një mënyrë, edhe më ngushëllon, kur e di se ata janë në një vend shumë ma të mirë, sesa që jemi na.

Nuk mjafton veç me i kujtue, kur luftën të cilën e kemi nisë, hala s’e çuem deri në fund. E tash, po e jetojmë mallkimin e tyne, sepse nuk e mbajtëm premtimin. Hala nuk e gëzuem qat liri.”