Deputetët që hodhën gaz priten me duartrokitje në Kuvend

E publikuar: 23/03/2018 19:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vazhdon seanca e Kuvendit, tani prezent edhe deputetët e Vetëvendosjes

Pas lirimit nga Gjykata pak minuta më parë, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë kthyer në seancë e cila po mbahet në Kuvend. Me të hyrë në sallë, ata janë pritur me duartrokitje nga kolegët e tyre nga Vetëvendosje.

Drita Millaku, Xhelal Sfeçla, Salih Zyba Fitore Pacolli, Valon Ramadani, Liburn Aliu dhe Arbërie Nagavci u arrestuan të mërkurën ditën kur u votua demarkacioni me Malin e Zi pasi që hodhën gaz lotsjellës në Kuvend./21Media