Deputetët që hodhën gaz “ngujohen” në sallën e Kuvendit, ju shkojnë edhe byrekët /FOTO

E publikuar: 21/03/2018 15:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Deputetët e dyshuar të Vetëvendosjes për hedhjen e gazit sot në Kuvend, nuk kanë lëvizur nga karriget e tyre të sallës së Kuvendit.
Duket se ata po frikësohen të dalin nga salla pasi që pritet arrestimi i tyre.

Ata edhe bukë po hanë në sallë. Byrekët me mish tashmë ju kanë shkuar në sallë, shkruan lajmi.net.

Janë pesë deputetë të VV-së që pritet të arrestohen për hedhjen e gazit dhe të njëjtit janë përjashtuar nga Kryesia e Kuvendit për të marrë pjesë në vazhdimin e seancës për demarkacionin.

Kujtojmë, se Xhelal Sveçla, Fitore Pacolli, Salih Zyba, Liburn Aliu dhe Drita Millaku janë deputetët që kanë hedhur gaz lotsjellës. /Lajmi.net/