Deputetët e VMRO-së bllokojnë foltoren e Kuvendit

E publikuar: 09/08/2017 12:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetët e VMRO-DPMNE-së, përsëri e kanë okupuar foltoren e Kuvendit nga fillimi i seancës e sotme në të cilën si pikë e parë është shkarkimi i prokurorit publik, Marko Zvërlevski.

Në fjalim ka dalë deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, edhe pse nuk ka pasur fjalë pas së cilës  kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka kërkaur që sigurimi të intervenojë.

“E ftoj sigurimin ta vendos rendin. Antonio Milloshovski lëshojeni foltoren”, tha Xhaferi.

Pasi që Milloshoski ka refuzuar që të kthehet në vendin e tij, rreth tij kanë ardhur bashkëpartiakët e tij, për shkak së cilës Xhaferi dha  10 minuta pauzë dhe i ftoi deputetët ta lëshojnë sallën.